Një grindje ka ndodhur në qytetin e Pogradecit midos dy personave. Fatmirësisht nga grindja nuk ka pasur të dëmtuar.
Njëri prej tyre, i cili kishte armë të ftohta po procedohet penalisht.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të kanosjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 34 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me një mjet të ftohtë (thikë) një 38-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


