Një nismë mjaft e veçantë është ndërmarrë nga të rinjt e Këshillit Rinor në Pogradec të cilët për ditë me rradhë kanë grumbulluar lodra nga qytetarët, të rinj dhe biznese e të cilat nga kjo e premte kanë nisur tu shpërndajnë tek fëmijët.
Sipas të rinjve qëllimi i kësaj nisme ishte solidariteti dhe të gjithë e kanë treguar këtë gjë duke dhuruar diçka nga vetja.
Të rinjtë thanë se pakot me lodra po shpërndahen në qytet dhe njësi administrative duke u fokusuar tek familjet me shumë fëmijë dhe probleme ekonomike.



