Një vatër e re zjarri është shfaqur në Pogradec mbrëmjen e sotme. Sipad të dhënave njoftohemi se zjarri ka rënë në fshatin Pleshisht të njësisë Trebinjë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë në kodrat e fshatit me shkurre dhe dushk, zjarri cili dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Drejt zonës janë nisur punonjës të njësisë Trebinjë dhe pyjores dhe vullnetarë, ndërsa janë nisur edhe efektivë të zjarrfikësve nga Pogradeci.
Për momentin situata paraqitet problematike për shkak se zona ku ka rënë zjarri ka bimësi të dendur dhe flakët përhapen shpejt.
Vetëm një natë më parë një vatër e rrezikshme u shua në fshatin Guras, ku u punua më shumë se 7 orë për të izoluar dhe fikur zjarrin.