Në Pogradec arrestohen dy persona të cilët dyshohen se kanë kryer 3 vjedhje banesash në këtë qytet.
Burime nga policia bëjnë me dije se D.K 32 vjeç dhe N.P, 35 vjeç banues në këtë qytet, në bashkëpunim me njëri tjetrin pasi kishin informacione për lëvizjet e pronarëve kryenin vjedhje me thyerje të këtyre banesave duke marrë kryesisht sende me vlerë dhe orendi të tjera.
Gjithashtu burime nga policia bëjnë me dije se në banesat e të arrestuarve janë gjetur sende dhe objekte të vjedhura në jo më pak se tre raste të cilat dyshohet se autorët e vjedhjeve janë të dy personat njeri i moshës 32 vjeçare dhe tjetri i moshës 35 vjeçare.
Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme për të treja rastet


