Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përshkallëzohet zjarri në Peshtan të Vogël, evakuohen banorët

    September 4, 2026

    Liqeni i Ohrit, historia dhe veçoritë e një prej trupave ujorë më të vjetër në botë

    September 4, 2026

    Platforma Besa në Korçë nis takimet e deputetëve me qytetarët

    September 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Pogradeci çel sezonin turistik më 31 maj – Një verë plot ritëm, argëtim dhe emocione buzë liqenit

    Aktualitet May 26, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pogradeci, një nga qytetet më të dashura të Shqipërisë për pushuesit vendas dhe të huaj, çel zyrtarisht sezonin veror më 31 maj, me një program të pasur festiv që përfshin aktivitete kulturore, sportive dhe muzikore përgjatë gjithë fundjavës.

    Qyteti i vendosur buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit është gati të mirëpresë mijëra vizitorë në një atmosferë të veçantë që përfaqëson më së miri mikpritjen pogradecare, natyrën e bukur dhe trashëgiminë kulturore të zonës. Gjatë kësaj dite, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat, duke nisur nga ekspozita artizanale dhe panaire produktesh tradicionale, e deri te demonstrime kulinarie me shije lokale.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fokus do të jenë gjithashtu sportet dhe aktivitetet në natyrë, si: turne në beach volleyball, gara me kanoe në ujërat e liqenit, demonstrime të arteve marciale, ekspozita me piktura dhe punime artizanale, si dhe shumë surpriza të tjera për fëmijë dhe të rritur.

    Në mbrëmje, atmosfera do të ndizet nga koncerti festiv ku do të performojnë emra të dashur të skenës shqiptare si Sardi Strugaj, Eli Fara, ndërsa parodistët e Vlorës do të sjellin humor dhe të qeshura për publikun.

    Ky event që çel sezonin turistik veror është më shumë se një festë, është një ftesë për të zbuluar gjithçka që Pogradeci ofron: natyrë e mbrojtur, liqen i kristaltë, histori, kulturë, kuzhinë tradicionale dhe një atmosferë relaksuese që e bën këtë qytet një destinacion ideal për pushime familjare apo aventurierë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec slide Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përshkallëzohet zjarri në Peshtan të Vogël, evakuohen banorët

    September 4, 2026

    Liqeni i Ohrit, historia dhe veçoritë e një prej trupave ujorë më të vjetër në botë

    September 4, 2026

    Platforma Besa në Korçë nis takimet e deputetëve me qytetarët

    September 4, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përshkallëzohet zjarri në Peshtan të Vogël, evakuohen banorët

    September 4, 2026

    Liqeni i Ohrit, historia dhe veçoritë e një prej trupave ujorë më të vjetër në botë

    September 4, 2026

    Platforma Besa në Korçë nis takimet e deputetëve me qytetarët

    September 4, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Platforma Besa në Korçë nis takimet e deputetëve me qytetarët

    September 4, 2026

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Breshëri në Devoll shkatërron deri në 80% të fasules

    September 4, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Ardit Konomi vlerësohet për përvojën dhe integritetin në Korçë

    August 29, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.