Aksion i policisë së Korçës kundër lojërave të fatit, dhjetra të shoqëruar në komisariatet e juglindjes. Sipas informacioneve, bëhet me dije se aksioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme e ka vazhduar gjatë gjithë natës.
Fokusi ka qenë tek lojërat e fatit, ndërsa janë kontrolluar ambjente dhe lokale. Nga komisariati i Korçës u shoqëruan 15 persona, ndërsa u arrestuan 5 prej tyre.
Në komisariatin e Pogradecit, u shoqëruan 5 persona, ndërsa u arrestuan 2 prej tyre, ndërsa 3 të tjerë në gjendje të lirë.
Nga komisariati i Maliqit u arrestua 1 person, ndërsa gjatë kontrollit në lokal i është gjetur edhe një sasi e vogël fishekësh.
Edhe në komisariatin e Devollit është arrestuar 1 person. Nuk ka asnjë rast në Kolonjë. Sa i përket aksionit, mësohet se është zhvilluar në të gjithë Shqipërinë.
Në total në qarkun e Korçës, mësohet se janë arrestuar 9 shtetas, ndërsa janë shoqëruar më tepër se 20.


