Policia Rrugore e Korçës ka vijuar kontrollet intensive në rrugë, duke vënë në pranga dy drejtues mjetesh që qarkullonin në gjendje të dehur.
Të arrestuarit janë Bledian Hafesllari, 40 vjeç, banues në Pogradec, dhe Jani Gazi, 52 vjeç, banues në Korçë. Ata u kapën nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, ndërsa drejtonin automjetet përkatëse në kundërshtim me rregullat e qarkullimit dhe në gjendje të papërshtatshme për të qenë pas timonit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit Bledian Hafesllari, 40 vjeç, dhe Jani Gazi, 52 vjeç, banues në Pogradec dhe Korçë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.