Duke marrë shkas nga akisedentet e shumta dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore ka dalë për kontrolle intesive në të gjithë qarkun. Vetëm javën që kaloi janë pezulluar 3 lejedrejtimi dhe 759 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosrespektim të Kodit Rrugor. Ja njoftimi i Policisë Rrugore Korçë;
Policia Rrugore Korçë
Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë dhe dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 3 leje drejtimi.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
49 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
475 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, evidentuar me radar.
Janë ndëshkuar 110 drejtues mjetesh për parkime të gabura.
Janë ndëshkuar 759 të tjerë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia e Rrugore e Korçës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.


