Radarë, dron dhe mbi 5 postblloqe brenda aksit nacional Korçë-Pogradec ndodhen ditën e sotme nga Policia Rrugore.
Është Drejtoria e Përgjithshme e Tiranës ajo e cila ka urdhëruar që të ngrihen kontrolle të shumta në këtë aks rrugor, për shkak të aksidenteve të ndodhura.
Brenda vitit 2025 janë shënuar 6 viktima në këtë rrugë.
Ndaj jo vetëm gjobitja por edhe sensibilizimi ndaj drejtuesve të mjeteve është një nga qëllimet kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Në mbështetje të tyre ndodhet dhe Policia e Qarkullimit Rrugor në juglindje të vendit, e cila po patrullon po ashtu në pesë qytete të tjera, dhe qëllimi kryesor është mbarëvajtja e ecurisë në rrugë.


