Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Poradeci, ja pse ai vend i bekuar më është bërë si i familjes – Nga Agim Xhafka

    Aktualitet July 30, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Agim Xhafka

    Që kur kam lindur, në atë vit të largët e deri sot, asnjëherë nuk e kam quajtur Pogradecin me emrin zyrtar. Përherë i kam thënë thjesht: Poradec.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Notin e mësova në Poradec, isha me pushime në Poradec, çova të dashurën në Poradec, hëngra një koran në Poradec — fjali që i kam thënë me dhjetëra herë gjatë jetës në muhabete me shokë e miq. Sepse ai vend i bekuar më është bërë si i familjes.

    Njësoj si motrës, që i them Mozkë megjithëse quhet Mimoza. Ledhatime të tilla lindin vetëm nga afria me dikë, nga pasioni, dashuria dhe respekti që të është injektuar në damarë.

    E dua Poradecin sepse e shijoj me çdo qenie të trupit. Sidomos kur në Tiranë e nxehta shkon mbi 40°C. Se të tillë jemi ne: jetojmë për inat të tjetrit. Freskia e mëngjesit dhe gjumi i natës, shoqëruar me sinfoninë e valëve, nuk kanë të paguar. Po kur ashtusesh? Art, ndjesi, magji! Asnjë pikë djerse — jo si në metropol, ku sapo gruaja të prek gishtin e këmbës, hidhesh përpjetë e i thua: “Në këtë zheg u kujtove?”

    Ndaj ky qytet rrit lule, se ka shumë dashuri. Vërtet ikin dritat si kudo, s’ka motor uji a skaf për bé, por ka plot varka me pedale, me një çadër në mes, që ecin ngadalë e të ngjajnë si një shfaqje në Venecia. Sipër tyre, çifte të rinjsh, që edhe dallga u bindet e iu shtrohet.

    Kur i shikon, kupton pse gjolit në poezi i thonë liqer: të deh, të çakordon petllën. Dhe mbi të gjitha, Poradeci ka Lasgushin që i bën nder krejt Evropës. Liriku më i ëmbël, më i veçantë, më poetiku. Mbase Skënderbeu mund të rilindë sërish, por Lasgushi — jo. Zoti u tregua bujar vetëm një herë. Ta falenderojmë.

    Apo sa emocion më sjell Mitrushi! I qetë si vetë ai, ballë jetës së trazuar. Nuk dija shumë për jetën e tij, por e di që fëmijërinë time e kam kaluar me Xinxifilonin. Asnjë nënë apo gjyshe, sado e dashur, nuk tregon përralla si Pasko. I afrohem kur i tregoj mbesës ato që më kanë mbetur në kujtesë nga motet e shkuara.

    Ca ditë më parë isha në Ohër dhe pata mbresa të fuqishme. Një ditë aktive me not, vrap, ekskursione me makinë e me anije, plot turistë. Atje kishte dhe aeroport — zbrisnin çarterat si pëllumbat në sheshin e Milanos. Varfërinë e kemi njësoj, por në shërbime e çmime, na kalojnë. Uroj të bëhemi si Ohri, por të mbetemi poradecarë.

    Ky qytet ka njerëz që nuk i ndesh dot gjetkë: të qeshur, të sjellshëm, punëtorë, modestë, mikpritës. Aq mikpritës, sa besoj që nga këta është quajtur krejt populli ynë “bujar”.

    Poradecin e dua sepse është albumi im i kujtimeve. Të gjithë, kohë pas kohe, shohim fotografi ndër vite. Për nostalgji, për të lexuar ndryshimet. Sidomos të larguarit nga atdheu, të cilëve malli u bëhet si kokë pak më sipër se stomaku. I përkëdhelin fotot me dorë, dënesin, qajnë, qeshin, gëzohen — si një njeri që ka pirë ndonjë dopjo më shumë dhe rend pas kujtimeve të tij.

    Por unë, në këtë qytet, kam një album pa fotografi. Është çudi, por është e vërtetë. Mbresa kaq të forta, të mbushura me detaje. Ja, afër turizmit më parë kishte vila një a dy katëshe. Buzë gjolit, shumë plepa — aq sa edhe kur njerëzit visheshin me rroba banjo për t’u kredhur, kishte ende hije, deri në mesditë.

    Mbase kam qenë 3–4 vjeç kur më çuan nga Korça për një ditë. Vajtëm e u kthyem me një ZIS sovjetik, plot 40–50 veta. Mbaj mend që qaja, se dallga më lagte breçkat. Hahaha… Nuk më bindi as durimi i babait të futesha në ujë. Më vonë, çdo verë në kampin e pionierëve, më vjen në vesh boria që na lejonte t’i hynim liqenit me vrap. Ai gëzim më mbush edhe sot — kaq i fortë ishte, kaq adrenalinë digjte.

    Nuk iu ndava as në gjimnaz, në kampet e rinisë. Flinim nga 20 veta në një klasë, me krevate marinari, dy banja në fund të korridorit, pa dushe, kremra, xhel apo shampo. Me një sapun Rrogozhine që e fuste nëna mes teshave, dhe me të laheshim në gjol e lanim edhe ndërresat. I kujtoj me ngazëllim.

    Dhe aroma e atyre viteve më përzihet me të qeshurat e gocave një kat më poshtë, apo me shikimet “vrastare” të një poradecarke që banonte lart, tek agjencia e autobusëve.

    Nuk iu ndava qytetit as si student, as kur u martova. Atje kaluam muajin e mjaltit. E pas një viti, tek hoteli në qendër, gruaja ime shtatzënë priste lindjen e binjakeve. “Te kjo pema këtu priste,” më pyet mbesa Frida.

    Edhe më vonë, me vajzat e vogla, pushonim çdo verë në këtë qytet të bekuar. Nuk e kam shmangur asnjëherë. U bëra gjysh, dhe vij sërish — me nipër e mbesa. Jetoj kudo nëpër glob, por Poradecin nuk e kam vetëm në zemër: e kam dashuri konkrete. Sepse sa herë shkoj të takoj prindërit në Korçë, në kthim përqafoj dhimbjen dhe gazin tim.

    Vërtet, ky qytet është albumi i kujtimeve të mia. Sa herë shëtis, më dalin përpara prindërit, shokët e gjimnazit, vajzat e mia të vogla, Tasha — e bukura, e gjata, plot nur dhe gjithmonë e qeshur.

    Endërroj duke ecur. Më duket jeta kaq e bukur dhe jam kaq i lumtur, sa Frida, sikur e kupton dhe më thotë:
    “Gjysh, unë ty të dua sa ky liqen!”
    Dhe i hap krahët fort, fort, fort…

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Agim Xhafka Pogradeci shkrim slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024

    Parashikimi i motit për 2 tetor – Qarku Korçë

    October 1, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.