Pas protestës që u zhvillua paraditen e kësaj të hëne në fshatin Gështenjas të Pogradecit, ku banorët kërcënuan se do të bojkotohej mësimi në rast se ZA nuk siguronte transport për nxënësit që të mësojnë në fshatin Rrëmenj, reagoi përgjegjësi i ZA Sotiraq Mangëri.
Ky i fundit pa komentuar protestën e prindërve dha lajmin se fëmijëve që do të udhëtojnë drejt fshatit fqinj Rrëmenj për të bërë mësim do tiu paguhet transporti i furgonit.
Protesta erdhi pasi shkolla e Gështenjasit ka përfituar një projekt investimi të ri nga Bashkia dhe Ministria e Arsimit, për ta bërë të re dhe me të gjitha kushtet, por se ZA kishte njoftuar prindërit që fëmijët duhet të udhëtonin në këmbë drejt një fshati tjetër për të bërë mësim pasdite, ose duke përdorur transport të cilin duhet ta paguanin vetë.