Kolonja ishte një ndër bashkitë e para të qarkut të Korçës ku u shpall si fituese Partia Socialiste, me në krye Erion Isain.
Pas mbarimit të numërimit të votave për kryetar bashkie, filloi procesi i numërimit për këshillin bashkiak.
Procesi u zhvillua normalisht, nuk pati incidente dhe doli me rezultate të larta për Partinë Socialiste.
Në total janë 15 këshilltarë dhe mandatet janë të ndara në këtë formë:
- 10 mandate Partia Socialiste
- 2 mandate Bashkë Fitojmë
- 2 mandate Partia Agrare
- 1 mandat Partia Republikane.