Procesi i numërimit në Bashkinë e Pustecit, i cili në 4 vitet e ardhshme do të drejtohet nga socialisti Pali Kolefski, ka pëfunduar numërimin edhe për këshillat bashkiak.
Referuar të dhënave në publikuara në KQZ;
- Partia Socialiste e Shqipërisë do të ketë në këshillin bashkiak 5 mandate,
- Koalicioni Bashkë Fitojë do të ketë 4 këshilltarë bashkiak,
- 3 mandate janë fituar nga Aleanca Maqedonasve për integrimin Europian,
- 1 këshilltar do të kenë Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialdemokrate.