Në pikën kufitare të Qafë Thanës është arrestuar një shtetas turk. Policia kufitare ka gjetur një sasi të konsiderueshme fishekësh në automjetin që ai drejtonte. Fishekët ishin pa leje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetas për veprën penale të armëmbajtjes pa lejë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin turk Y. D., 56 vjeç, banues në Izmir, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në vijë të dytë, të kryer nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 50 fishekë luftarak që posedoheshin pa leje. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


