Në Festivalin e Gjirokastrës e kane patur radhën për t’u ngjitur në skenën madhështore artistët e qarkut të Korçës.
Me një përkujdesje të veçantë nga ana e këshillit të qarkut Korçë, nën kujdesin e profesor Josif Minges, Blerta Belliut dhe Bardhi Pojanit kanë qenë këngët e tabanit kolonjar, pogradecar, korçar dhe devolli që janë luajtur me mjeshtri nga instrumentistët Aleks Xhelili, Zhani Struga dhe Nexhildo Sula.
Nga ana tjetër nuk kanë munguar as vallet e famshme dhe me nam të këtij qarku, ato të cilat kanë mahnitur publikun dhe spektatorët, të kërcyera mjeshtërisht nga asambli “Skënderbeu”Këngët me iso u performuan nga Avni Lushka dhe Refiane Maksuti, ku në fund duartrokitjet ishin vlerësimi më i madh që u bë këtyre mjedhtrave të valleve dhe këngës Juglindore.


