Për të patur një sezon turistik të sigurt edhe këtë vit në Pogradec, pranë zonës së shëtitores buzë liqenit është hapur qendra shëndetësore verore.
Qendra do të qëndrojë e hapur 24 orë në 7 ditë të javës deri në fund të muajit shtator me një staf prej 2 mjekësh dhe 2 infermierësh.
Pranë kësaj qendre kryhen një sërë shërbimesh dhe procedurash mjekësore si mikrokirurgji, matje glicemie, tensioni arterial, mjekime, injeksione, si dhe referime në spitalin bashkiak për raste të veçanta.
Ky është i disati vit radhazi i funksionimit të qendrës verore shendetësore në Pogradec, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët vendas dhe të huaj.