Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rama: Plazhi ranor i Tushemishtit, gati për të mirëpritur edhe më shumë turistë

    Pogradec June 4, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pogradeci, me ujin e kaltër të liqenit në një vijë prej 24 kilometrash nga fshati Lin deri në Tushemisht është gati të mirëpresë pushuesit dhe turistët edhe për këtë sezon veror.

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga plazhi ranor në Tushemisht.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Rama thekson se gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit.

    Tushemishti është një nga fshatrat turistike model, i cili çdo verë mbi popullohet me pushues vendas dhe nga vende të ndryshme të botës.

    Vitet e fundit është zhvilluar edhe turizmi familjar i shtrirë në të gjithë fshatin ndërsa plazhi ranor me ujë të pastër i Tushemishtit është një nga më të populluarit.

    Në Pogradec, tre projekte të integruara, Shëtitorja e Tushemishtit, Parku i Drilonit dhe rruga deri në pikën doganore të Tushemishtit, i kanë dhënë një tjetër dimension zhvillimi të turizmit të këtij qyteti duke nxjerrë edhe më shumë në pah perlat natyrore, me të cilat është e veshur kjo zonë.

    Krahas turizmit tradicional liqenor, turistët dhe pushuesit që vizitojnë Pogradecin do të kenë mundësi të ndjekin dhe frekuentojnë edhe shumë aktivitete të ndryshme sportive, social kulturore që ka programuar të realizojë bashkia e Pogradecit përgjatë gjithë sezonit veror.

    Bashkia e Pogradecit ka publikuar kalendarin me 100 ditë aktivitete të shumta sportive, kulturore dhe artistike që do të shoqërojnë sezonin veror 2024.

    Kalendari përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh që kanë nisur prej muajit prill e vijojnë deri në tetor.

    Vend të rëndësishëm do të zënë edhe aktivitetet sportive ujore që do të gjallërojnë edhe më shumë sezonin turistik, ndërsa një agjendë e pasur kulturore fton të gjithë artdashësit të ndjekin aktivitete dedikuar muzikës, librit, pikturës, karikaturës, poezisë etj.

    Ditët kalendarike nuk shijohen vetëm nga qytetarët por dhe turistët që do zgjedhin Pogradecin për pushime duke i dhënë një tjetër ngjyrë qytetit liqenor që së fundi është bërë mjaft i preferuar nga vizitorët e shumtë.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec Turizëm Tushemisht
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.