Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Raporti i AKM: Ajri i ndotur kalon normën në Tiranë, Korçë dhe Elbasan

    Korça + September 8, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Banorët e disa prej qyteteve kryesore në vend thithin ajër të ndotur. Ndotja konfirmohet nga raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e cila ka publikuar të dhënat për cilësinë e ajrit për vitin 2023, pas vitesh mungesë të të dhënave dhe dështimit për t’i matur ato. Tirana, Korça dhe Elbasani janë qytetet më problematike, sipas raportit, ndërsa monitorimi është kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Korçë.

    “Vlerësohet se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara (Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër), nuk është e një niveli shumë të mirë”, – thotë raporti.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Monitorimi i ajrit është realizuar në 9 stacione monitorimi, nga të cilët katër prej tyre janë në kryeqytet. Të dhënat e monitorimit tregojnë se ka një tejkalim të normës ditore të PM10 në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, dhe në 3 stacionet e kryeqytetit që janë: Tirana ASHR, Tirana AKM dhe pika tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për të gjithë periudhën.

    “Kjo ndotje shkaktohet kryesisht nga shkarkimet e automjeteve në rrugët me trafik të rënduar, pasi janë stacione trafiku dhe numri i automjeteve që qarkullojnë është shumë i madh”, – thuhet në raportin e AKM.

    Një tregues i rëndësishëm i ndotjes së ajrit nga pluhurat është numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore të PM10, ku numri i ditëve të lejuara në vit është 35. Korça ka numrin më të lartë të ditëve që tejkalojnë normën e lejuar me 60 ditë, ndërsa në Tiranë kjo normë tejkalohet me 58 ditë.

    Dyoksidi i Azotit (NO₂) dhe monoksidi i azotit (NO) janë të dy okside azoti dhe të dy së bashku referohen si (NOx). Transporti rrugor është burimi kryesor i kësaj ndotjeje, i ndjekur nga sektori i industrisë.

    Një nivel i lartë i pranisë së NO2 dhe NO mund të shkaktojë inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe problem në funksionimin e mushkërive. Tirana shfaqet më problematike sa i përket pranisë së tyre pothuajse gjysmën e vitit. Faktori kryesor është trafiku, i cili theksohet dhe në raport. Edhe Elbasani renditet ndër qytetet më të ndotura, ku sipas monitorimit ka prani të lartë të monoksidit të karbonit (CO).

    Krahasuar me normën 8 orare të BE, kjo normë tejkalohet në stacionin e Elbasanit dhe të Korçës vetëm në muajt e dimrit. Duke analizuar faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e ajri, raporti renditet ne krye të listës si buime ndotëse tranportin, industrinë dhe sektorin e ndërtimit.

    “Në zonat e ndërtimit, përveç aktiviteteve ndërtimore, një kontribues i rëndësishëm mund të jetë edhe trafiku, rrugët dhe zonat e pasistemuara, si dhe më së shumti qëndrimi pezull i grimcave të ngurta”, thuhet në raport.

    Mbetjet urbane duket të jenë kthyer në një shqetësim të madh edhe për ndotjen e ajrit. Raporti nënvizon se djegia e pakontrolluar e mbetjeve shtëpiake përbën një burim të rëndësishëm të emetimit të pluhurave.

    “Ka disa landfille sanitare dhe asnjë impiant për incenerimin (djegien) e mbetjeve shtëpiake në Shqipëri. Mbetjet ruhen në vendgrumbullime dhe sasia e tyre reduktohet nëpërmjet zjarreve të pakontrolluara që shkaktojnë probleme”, thekson raporti.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Rrihet keq pronari i portalit “Pamflefi” në Tiranë

    October 3, 2023

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.