Më datë 01.04.2024, në fshatin Leminot, Maliq, ka rënë zjarr në një zonë të pyllëzuar dhe për pasojë është djegur pjesërisht një sipërfaqe rreth 5 hektarë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike e shkaktuar në linjën elektrike të tensionit të lartë, që furnizon fshatrat e zonës.