Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr. 9 Korçë, është gjetur pa shenja jete në rrugë, shtetasi Thanas Sanco 51 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.