Riaktivizohen vatra të tjera zjarri në Malin e Thata, vatra të cilat janë kryesisht në kullota dhe bimësi të ulët.
Për dy ditë më radhë avioni rumun ka ndërhyrë nga ajri në sipërfaqe të tjera duke i shuar plotësisht por ditën e sotme janë më shumë se 5 vatra zjarri aktive mbi fshatin Peshkëpi të Pogradecit.