Një ngjarje e rëndësishme për arsimin korçar dhe shqiptar u zhvillua në qytetin e serenatave, ku u mbajt takimi përmbyllës i Komitetit Pilotues për rihapjen e Liceut Francez në Korçë.
Në këtë takim morën pjesë Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Catherine Suard, dhe Ministrja e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, të cilat, së bashku me ekspertë francezë dhe përfaqësues të institucioneve vendore e qëndrore, finalizuan të gjitha çështjet teknike për çeljen e këtij institucioni të shumëpritur.
Rihapja e Liceut Francez shënon rikthimin e një tradite të vyer arsimore që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Korçës, duke e kthyer qytetin sërish në një qendër të rëndësishme të kulturës dhe edukimit frankofon.
Ky bashkëpunim i ngushtë mes Shqipërisë dhe Francës dëshmon përkushtimin e përbashkët për një arsim cilësor, bashkëkohor dhe europian, që do t’u ofrojë nxënësve korçarë mundësi të reja zhvillimi në fushat e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.
Rihapja e Liceut pritet të sjellë një frymë të re në sistemin arsimor të qytetit dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare në edukim, duke e vendosur Korçën sërish në hartën e shkëlqimit arsimor frankofon në rajon.


