Ka përfunduar rikonstruksioni i gjimnazit ‘ Themistokli Gërmenji’ duke nisur edhe proçesi mësimor atje me nxënësit që i janë rikthyer shkollës së tyre.
Rikonstruksioni i gjimnazit ‘Themistokli Gërmenji’ zgjati për gati një vit, nga një financim rreth 750 milion lekë. Punimet përfshinë rikonstruksionin e brendshëm dhe të jashtëm të ambienteve, hapësirat e lulishteve si dhe ndërtimin e një palestre të re sportive.
Këtë fillim jave që nxënësit kanë nisur mësimin në shkollën e rikonstruktuar pritet edhe përurimi i përfundimit të punimeve.



