Restaurohen shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit në 58-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Paskos
Në përkujtim të 58-vjetorit të amëshimit të Dhimitër Paskos, i njohur me pseudonimin Mitrush Kuteli, është realizuar një ndërhyrje restauruese në shtatoret e tij dhe të Lasgush Poradecit, dy korifej të letrave shqipe.
Punimet u kryen nga profesor Vladimir Llakaj, studentët e përkushtuar të Departamentit të Skulpturës në Universitetin e Arteve, Telian Baçi dhe Leonard Bica, në bashkëpunim edhe me Drjetorinë e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë pranë Bashkisë Pogradec.

Gjatë viteve, tek shtatoret ishte krijuar një shtresë e trashë pluhuri të bashkuar me lagështirë dhe shirat acidikë, të cilat kishin dëmtuar sipërfaqen dhe kishin bllokuar patinën fillestare të bronzit. Pastrimi u krye me kujdes të lartë profesional, pa dëmtuar strukturën dhe me përdorimin e kimikateve të specializuara që ruajnë integritetin e skulpturave.
Këto dy monumente, përveçse mbartin vlera të mëdha artistike dhe historike, janë kthyer edhe në pika tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë qytetin.

Shkrimi i marrë nga faqja e facebook e Ledjan Zqeollarit;
Në këtë 58-vjetor të amëshimit të Dhimitër Paskos (Mitrush Kutelit).
Me profesorin Vladimir Llakaj dhe studentët e përkushtuar të Departamentit të Skulputrës në Universitetin e Arteve, Telian Baçi dhe Leonard Bica, u realizua një punë mjaft e mirë për restaurimin e dy shtatoreve të korifejve të letrave shqipe, Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit.
Tek të dy monumente kishte ndodhur një bashkim i pluhurit me lagështirën dhe shirat acidik, të cilat kishin shkaktuar një ngjeshje të materieve të dëmshme duke bllokuar shtresën e patinës fillestare të bronzit. Pasi u krye pastrimi deri në sipërfaqen fillestare pa e dëmtuar skulpturën dhe patinën e saj, u bë pastrimi me kimikatet e duhura të cilat nuk e dëmtojnë por e pastrojnë rrënjësisht.
Të dyja këto vepra të realizuara me mjeshtëri nga skulptori Muntaz Dhrami, në vitet 2006 dhe 2010, përveç vlerave artistike dhe kulturore janë edhe një atraksion për shumë turistë vendas dhe të huaj.



