Pogradec
Është rikthyer pas dy ditësh energjia në 12 fshatrat e njësisë administrative Proptisht të Pogradecit.
Prej mëngjesit të djeshëm 2 mijë familje në këtë njësi mbetën pa energji për shkak të një defekti në linjën furnizuese.
U deshën gati dy ditë që elektriçistët të gjurmonin linjën dhe gjenin defektin në kushtet e një situate të vështirë me temperatura të ulta dhe dëborë trashësia e të cilës në zona të ndryshme kalonte 1 m.