Spektakli artistik “Rin Show” ka çelur siparin e edicionit të tij të 17-të në teatrin “Andon Zako Çajupi”, ku gjimnazistët korçarë shpalosin talentin e tyre në skenë. Aktiviteti nisi me performancën e Gjimnazit “Preka”, duke sjellë art, energji dhe emocion për publikun.
STARTON “RIN SHOW” 2025
Ka nisur edicioni i 17-të i festivalit më të madh rinor në Korçë
Teatri “Andon Zako Çajupi” është mbushur me energji, emocione dhe krijimtari në nisjen e edicionit të 17-të të “Rin Show”, spektaklit më të madh artistik që sjell në skenë talentet e gjimnazistëve të Korçës. Aktiviteti ka startuar me shfaqjen e parë të Gjimnazit “Preka”, që solli për publikun një performancë plot ritëm, art dhe pasion.
FRANC BREGU Aktor
Përmes shfaqjeve të kuruara në të gjitha disiplinat artistike teatër, kërcim, këngë, muzikë dhe performancë vizuale nxënësit tregojnë jo vetëm talentin, por edhe punën dhe përkushtimin që i paraprin këtij aktiviteti.
Sinkrone nxënës
Spektakli do të vijojë me pjesëmarrjen e gjimnazeve të tjera të qytetit, duke sjellë një garë mes talenteve të reja dhe duke promovuar artin e të rinjve në një nivel të lartë performimi.


