Shegë Baçi është bashkëshortja e cila prej vitesh është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Bashkim Baçi.
Në një rrëfim të sajin, ajo tregon se prej shumë kohësh është viktimë e dhunës në familje ndërsa bashkëshorti i saj ndërsa në banesën ku ajo jeton, ndan hapësirën me 9 persona të tjerë.
Ditën e djeshme, ajo dhe djali i saj i mitur kanë qenë të kërcënuar me thikë nga bashkëshorti, i cili u arrestua nga forcat blu.
“Erdhi i pirë, mori thikën të me godiste. Unë dola jashtë, doli djali dhe më mbrojti. Me donte kafe, unë nuk hyra se e dija që do me rrihte. Gjithmonë pi. Mora policinë, erdhën e morën.
Punoi vetëm njëherë në Greqi e më nuk punonte, rrinte në lokale. Donte të rrinte në lokal, i jepnin shokët lekë. Kam shkuar 3 here ne polici, kjo është hera e 4. Njëherë ja fala, mendova do mblidhte mendjen, nuk kam çfarë i bëj më.
Fëmijët trembeshin e iknin jashtë. Shkoja me pare puntore, tani hiç. Shteti hiç asistenca mu pre. 10 veta në familje jemi. Jetojmë me 200 mijë lek të vjetra në muaj. Ato mi prenë, tani skam hiç. Po ja falen ata, le të vijë. Nuk e di a do me rrahë më”.