Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Dhëndri bënte jetë të dyfishtë, i thashë lëre vazhdo jetën tënde

    Kronikë May 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ai tregon se vajza e tij e donte bashkëshortin dhe nuk pranonte ta linte atë, por pati një fat të keq.

    SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin, ku Alma Arrazi vendosi për tu hedhur me tre fëmijët e saj në lumin Buna. Por si qëndron e vërteta në familjen Arrazi dhe çfarë e shtyu Almën të merte hapin ekstrem?

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Babai dhe motra e saj kanë deklaruarse Alma kishte djeni për tradhtinë e bashkëshortit të saj Erdgys Arrazit. Babai i Alma Bushati Arrazi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse. Ai tregon se vajza e tij e donte bashkëshortin dhe nuk pranonte ta linte atë, por pati një fat të keq.

    “Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq. Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë. Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime,”-u shpreh babai i Alma Arrazit.

    Ndërkohë Genta dëshmon se motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i saj kishte me një vajzë tjetër. Madje ndër bisedë tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Erdgysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.
    “O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

    E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe një njeriu që nuk e donte dhe respektonte. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma i rrëfente së motrës, që Erdgysi e ofendonte dhe e fyente. Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A.

    “Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Erdgysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo. Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër,”-u shpreh motra e Almës.

    Për lidhjen e Erdgysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma. Në një bisedë që ka pasur me Gentën, ajo i ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Erdgys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Dëshmia për vrasjen e 20-vjeçarit: E gjeta të shtrirë në gjak

    August 8, 2026

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë: 20-vjeçari dhe autori i dyshuar ishin shokë

    August 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Protesta e “Revolucionit Flamingo” vijon çdo ditë në Korçë

    August 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.