Me të mbaruar vera, familjet shqiptare nisin të blejnë drutë që përdorin për ngrohje.
Dimri i gjatë dhe i ftohtë e bën të domosdoshme që banorët të blenë sasi të konsiderueshme drush për t’u ngrohur çmimi për metër kub i të cilave aktualisht është 6000 – 6500 lekë.
Por në Korçë shumë familje po iu drejtohen alternativave të tjera për ngrohjen pasi çmimi i druve sa vjen e rritet.
Ky çmim që nuk di të ndalet po bëhet i papërballueshëm kryesisht për moshën e tretë që tani janë të detyruar të përdorin kondicionerë.
Disa banorë thonë:
I marrim që tani që të presim dimrin. I vëmë në radhë dhe i thajmë që t’i përdorim në dimër.
Ne ngrohemi me sobë, marrim dru dhe ngrohemi me të. I kemi porositur dhe do i marrim tani.
Unë dua të paktën 7 metro dru nga 5 mijë në 350 mijë lekë. Për ne është i rëndë.
Ishte një çmimin e papërballueshëm, prandaj zgjodha kondicionerin.
Tani jap 50, në dhjetor bëhen 70.
Vjet, parvjet, 400 mijë lekë dru. Po arrihet kjo me pesionet qesharake që kemi ne?
Ne kështu s’po gjejmë dot derman, pa ngrohje, jo me ngrohje, shumë e vështirë.
Vlen të thuhet se dimrin e kaluar, në Korçë banorët u detyruan të paguajnë deri në 8000 lekë për një metër dru pa llogaritur kostot shtesë për prerjen e tyre dhe çarjen.


