Menduat se rritja do të ishte vetëm për qytetin e Korçës dhe të tjerët do të shpëtonin?
Epo e keni gabim!
Përpos rritjes së çmimit të shërbimit në qytetin e Korçës, çmimi i ujit do të rritet edhe për fshatrat e kësaj bashkie duke shkuar nga 28 lek ne 50 lekë të reja.
Ka akoma! – çmimi i ujit nuk do të rritet vetëm për fshatrat e Korçës por edhe për gjithë njësitë e Pogradecit, Maliqit, Devollit, Kolonjës e Pustecit.
Nuk ka rëndësi në qoftë se jeton ne fshat të Ersekës apo qytet, nga nesër ju do të paguani me tepër!