Ndërhyrja e radhës në Libonik: Bashkia Maliq nis punimet për sistemim dhe asfaltim rrugësh me buxhetin 2025
Bashkia Maliq ka nisur një tjetër investim të rëndësishëm në Njësinë Administrative Libonik, konkretisht në zonën e Klocës. Kryetari i Bashkisë, Gëzim Topçiu, ka njoftuar nisjen e punimeve për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve dhe shesheve, një projekt që financohet nga buxheti i vitit 2025.
“Puna sapo ka filluar dhe ndërhyrje të tjera do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë,” shprehet Topçiu, duke theksuar angazhimin e Bashkisë Maliq për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në të gjitha njësitë administrative të saj.
Ky projekt është pjesë e planit të investimeve të bashkisë për vitin 2025, me fokus në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e zonës.


