Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sandër Lleshaj: “Kosova nuk është Krimea”

    Opinion September 29, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Njësia ushtarake që sulmoi sot befasisht Policinë e Kosovës më solli ndërmend pamjet e vitit 2014, kur Rusia sulmoi Krimenë me një ushtri anonime, pa simbole dhe shenja identifikuese, duke përdorur shpërfillur krejtësisht ligjet e luftës.

    Të ashtuquajturit „little green men“ u shfaqën si fantazma, duke sulmuar aeroportet, bazat ushtarake dhe institucionet e Krimesë, ndërkohë që Putini dhe Rusia e tij ngrinin djallëzisht supet si krejt të pafajshëm për atë që po ndodhte përpara syve të gjithë botës, e cila, si përherë, shihte duarkryq dhe plot hutim.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Edhe sot, në Kosovë sulmoi një njësi e mirëfilltë ushtarake, me organizim, armatim, uniformë dhe të gjitha parametrat e nevojshme që përbëjnë një formacion tipik ushtarak. E vetmja gjë që i mungonte kësaj njësie ishin simbolet mbi uniformë. Është pikërisht ky detaj që i bën ata shumë të ngjashëm me ato fantazmat e gjelbërta të Krimesë, të cilat pak më vonë nga Rusia u quajtën „polite, armed men“, si me thënë „burra të armatosur e të fisëm“, që në fakt ishin pjesëtarë të forcave speciale ruse, të ashtuquajturat „Spetsnaz“.

    Me këto njësi ushtarake të anonimizuara prej mungesës së simboleve mbi uniformë, filloi Lufta e Ukrainës, ose tragjedia më e madhe në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Mungesa e një reagimi të vendosur të Ukrainës dhe të botës demokratike asokohe solli më vonë atë që po shohim tashmë prej dy vitesh në Ukrainë, fundin e të cilës askush nuk e ka të qartë ende.

    Ajo që po ndodh sot në Kosovë ka një ngjashmëri shqetësuese me Krimenë e 2014-ës. Besoj se leximit të deritanishëm të situatës në Kosovë nga vëzhguesit apo përgjegjësit politikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, i mungon thellësia e plotë.

    Në Kosovë nuk ka sulmuar thjesht një grup i organizuar kriminal, apo një bandë e armatosur!!! As thjesht një grup terrorist!!! Në Kosovë po zhvillohet një sulm ushtarak, që deri tani është përqëndruar kundër Policisë së saj në kufi.

    Asnjë pikëpyetje nuk mund të ketë për karakterin ushtarak të sulmit, ndërkohë për t’u sqaruar mbeten disa pyetje të tjera si për shembull:

    • Nën komandën e cilit shtet është njësia ushtarake që ka sulmuar në veri të Kosovës?

    • Cilat janë elementet e tjera të strukturave ushtarake të përfshira në sulm?, pasi është e vështirë të mendohet që kjo aventurë e rrezikshme të jetë e izoluar dhe jetime.

    • Cilët janë objektivat e sulmit?

    Sulme të tilla, mirëfilli ushtarake, por anonime në dukje, zhvillohen kështu për të shmangur përgjegjësinë ndërkombëtare të organizatorëve, të cilët e nxjerrin kokën pas suksesit, si Putini në Krime në 2014, ose mbeten në hije në rast dështimi.

    Sigurisht që sulmi në Kosovë do të thyhet dhe ndoshta shefat e tij do të mbeten zyrtarisht të panjohur, ndonëse nuk ka njeri me minimumin e arsyes që nuk i njeh ndërkohë ata.

    Megjithatë, aktualisht mbetet me rëndësi jetike mposhtja me vendosmëri dhe me shpejtësi të madhe e sulmit në nivelin ushtarak. Këtë detyrë e kanë në radhë të parë forcat e sigurisë së Kosovës dhe KFOR.

    Por sulmi duhet mposhtur edhe në nivelin politik. Për këtë ka përgjegjësi Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë, NATO, BE, OKB dhe të gjitha ato forca që realisht janë të rreshtuara në mbrojtje të lirisë.

    Është me rëndësi që reagimi politik kundër këtij precedenti të rrezikshëm të jetë i qartë dhe i vendosur. Reagimet anemike, ambigue si dhe dërdëllisjet letargjike apo deklaratat e lodhura burokratike, jo vetëm që nuk ndihmojnë, por përkundrazi inkurajojnë agresorët e maskuar në Kosovë.

    Këtu nuk ka „palë“, por një agresor dhe Kosova nga ana tjetër.

    Reagimi i shpejtë dhe i qartë tani është vendimtar që agresioni të ndalohet dhe organizatorët e tij të shkurajohen dhe të vijojnë që të mbeten edhe më tej „zyrtarisht“ anonimë. Në të kundërt, ata do të mund të inkurajohen nga „suksesi“, të nxjerrin kokën dhe të vijojnë mjeshtërinë e vjetër: përhapjen e zjarrit në Ballkan.

    Pikërisht për faktin se rasti i Kosovës është shumë më i ndryshëm nga ai i Krimesë, edhe pasojat e përshkallëzimit të konfliktit do të ishin katastrofike. Por, ndryshe nga ukrainasit e 2014-ës, që e kishin bërë luftën e fundit në 1945-ën, shqiptarët e Kosovës e kanë mbyllur luftën e tyre vetëm para disa vitesh. Dhe me fitore!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kosova
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    “Poli i Dijes” në Korçë drejt përfundimit, një hapësirë moderne për studentët

    March 4, 2025

    Fatos Olldashi/ Mjeku pogradecar që shëron Hernien Diskale  

    January 1, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.