Sasi të mëdha molle kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit
Shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti janë dy faktorë që molla ka ngelur stok. Së pari, grumbullimi është bërë me çmim të lartë në sezon si dhe hyrja e mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.
Kjo ka bërë që prodhimi vendas të mbetet i pashitur.
Ferdinand Ali është nga fermërët superpotenciale të qarkut të Korçës i cili ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me mollë por e kultura të tjera të drufrutorëve.
Pjesen me të madhe të prodhimit e ka të pashitur. Edhe ai thotë se çmimi i lartë i blerjes së mollës dhe importi ka bllokuar sasinë në frigoriferët e fshatit Dvoran që ka sipërfaqet me të mëdha të mbjella me mollë.
Fermerët e juglindjes si zgjidhje shohin rritjen e referencave doganore pasi vetëm kështu mbrohen interesat e fermerëve tanë
Burime të siguruara thanë se të pashitura kanë mbetur më shumë se 15 mijë ton. Në kushte të tilla, mësohet se përfaqësues të ministrisë së bujqësisë kanë patur takim me fermerët potencialë që ruajnë mollët në kushtet frigoriferike, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi.


