Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Skënderbeu luan pa tifozë ndeshjen ndaj Dinamo Cityt

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Selca e Poshtme, destinacion për turistët vendas dhe të huaj

    Aktualitet March 10, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fshati Selcë në Mokër të Pogradecit, i njohur për historinë dhe varret monumentale ilire, po rikthehet në qendër të vëmendjes si një destinacion turistik i rëndësishëm në juglindje të vendit.

    Vitet e fundit, largimi i banorëve drejt zonave urbane ka ndikuar në rrallimin e popullsisë, por ndërtimi i rrugës Qukës – Qafë Plloçë ka nisur të sjellë ndryshime pozitive. Rikthimi i disa banorëve ka ndihmuar në gjallërimin e zonës përmes investimeve në bujtina dhe shërbime për turistët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ilirjan dhe Marsid Oparaku janë dy nga banorët që kanë braktisur emigrimin për të ndërtuar bujtina në Selcë, duke promovuar gatimet tradicionale dhe mikpritjen e zonës.

    Ilirjan Oparaku shprehet se pas 20 vitesh emigrim, vendosi të investojë në fshatin e tij. “Kemi punuar me sezone në Greqi, shkonim e vinim. Vendosa të promovoj ushqimet e fshatit dhe të krijojmë kushte për turistët që vizitojnë varret ilire. Me hapjen e rrugës, presim që numri i vizitorëve të rritet ndjeshëm.”

    Marsid Oparaku tregon se gjithmonë e ka pasur këtë ide dhe hapja e rrugës e nxiti ta realizonte. “Kemi ushqime të zonës, nuk eksperimentojmë. Idea është të blejmë nga fshatarët dhe të ofrojmë produkte të freskëta për vizitorët.”

    Banorët shpresojnë që infrastruktura e përmirësuar dhe shërbimet e reja të nxisin qëndrimin më të gjatë të turistëve në zonë.

    Besnik Xhyra, një tjetër banor i Selcës, thotë se mungesa e shërbimeve ka qenë një pengesë për zhvillimin e turizmit. “Mendohet se vijnë rreth 5000 turistë në vit, por ata largohen shpejt për shkak të mungesës së shërbimeve dhe kushteve për të shijuar gatimet tradicionale të zonës.”

    Selca e Poshtme, me trashëgiminë kulturore dhe natyrore, po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj, duke krijuar mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore Moker Mokra pogradec slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Skënderbeu luan pa tifozë ndeshjen ndaj Dinamo Cityt

    August 24, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Skënderbeu luan pa tifozë ndeshjen ndaj Dinamo Cityt

    August 24, 2026

    Edi Rama sqaron nga Pogradeci origjinën e shenjës në hundë

    August 24, 2026

    Rama nga Pogradeci: Protesta qytetare na sfidoi, jo opozita

    August 24, 2026

    I moshuari nga Pogradeci takon Ramën për rrugën e fshatit

    August 24, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026

    Çmimet e ushqimeve bazë, Rama paralajmëron plan nga Pogradeci

    August 24, 2026

    Rama nga Pogradeci: Protesta qytetare na sfidoi, jo opozita

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.