Sëmundje e re tek kafshët në Devoll, ngordhin dy lopë
Devoll: Konstatohen dy kafshë të ngordhura (lopë) në kodrat e fshatit Gjyses të Njësisë Administrative Miras. Ato janë gjetur mesditën e djeshme nga një banor. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se shkak i ngordhjes ka qenë sëmundja “Babezeliozë” e cila shkaktohet nga një parazit i quajtur Riqne (kërpusha). Ditën e sotme janë marrë monstrat për të kryer analizat e tjera në kryeqytet, për të parë nëse ka rrezik përhapjeje të kësaj sëmundjeje në kafshët e tjera.
I kontaktuar Fatmir Ozuni nga Shërbimi Veterinar Rajonal shprehet se sëmundja është individuale dhe nuk transmetohet tek njeriu apo kafshët e tjera.



