Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sfidë argëtuese deri në sekondën e fundit me gola dhe raste, Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë pikët

    Aktualitet November 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një ndeshje argëtuese mes tyre në Korçë, të mbyllur me shifrat 2-2 dhe ku gjithçka ishte në diskutim deri në sekondat e fundit.

    Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e hapur, me raste të shumta në të dy portat dhe e luajtur me një ritëm të lartë, sidomos në pjesën e parë ku ishin miqtë të cilët shënuan të parët, por më pas u përmbysën nga vendasit. Dinamo shënoi me Vilën barazimin pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë dhe gjithçka mbeti e hapur deri në fund, me raste si në portën e Salit, ashtu edhe të Alias.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Por në fund të dy ekipet e desh të kënaqeshin me nga një pikë, që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në klasifikimin e Superiores.

    SKËNDERBEU-DINAMO 2-2
    16′ Çuçka, 33′ Rashica / 14′ Mandela, 54′ Vila

    NGJARJET KRYESORE

    90’+5’ Mbyllet ndeshja me barazimin 2-2.

    90’+1’ Rashica nga e majta në fundore tenton të pasojë në qendër, Rufati spastron rrezikun.

    90′ Jepen 4 minuta shtesë.

    88’ Vila i lë vendin Nani te Dinamo, kurse Franklin del duke i bërë vend Krasniqit te Skënderbeu.

    86’ Janaqi provon dy herë radhazi në vijimin e goditjes së këndit, sfera devijohet nga mbrojtja.

    85’ Rashica rrotullohet në zonë dhe gjuan, por devijimi I Ditës çon sferën në këndore.

    80’ Balaj gjuan në kufijtë e zonës, Sali devijon mbi traversë duke shmangur rrezikun.

    77’ Meksi ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës.

    75’ Merlim dhe Balaj hyjnë në fushën e lojës në vend të Çuçkës dhe Rabiu në radhët e Skënderbeut. Ndërsa Rufati merr vendin e Maliqit te Dinamo.

    73’ Mandela i vjedh topin Rabiu në zonë dhe gjuan, Alia shpëton portën e tij me një devijim vendimtar.

    71’ Karamba merr vendin e Tolit në radhët e Dinamos.

    67’ Protesta të korçarëve për një largim me taka lart të Ditës ndaj Bismark.

    66’ Vila provon me një roveshatë në zonë, por çon sferën mbi traversë. Sulmuesi gjithsesi ishte në pozicion jashtë loje në momentin e gjuajtjes.

    62’ Qefalija provon nga distanca të befasojë portierin Alia, ky i fundit është i vëmendshëm dhe mbërthen sferën.

    60’ Zabërgja nga e majta hyn në zonë dhe provon të gjuajë, por tentativa e tij devijohet nga Vaskez në këndore.

    59’ Edhe Vangjeli ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Vilën.

    57’ Frenklin është futbollisti i parë që ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Tolit.

    54’ GOOOL DINAMO! Toli sheh gjuajtjen e tij të ndalet nga Mandela, më pas është Vila i cili provon dy herë portën dhe me të dytën çon sferën në rrjetë.

    50’ Vangjeli merr vendin e Dokës i cili ka probleme fizike.

    49’ Qefalija tenton me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon lart mbi traversë.

    46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

    45’+2’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 2-1 të Skënderbeut.

    45′ Jepen 2 minuta shtesë.

    43’ Nga ana tjetër Mandela nis topin për Vilën, portieri Alia është i vëmendshëm dhe mbërthen sferën para sulmuesit.

    42’ Bismark tenton të depërtojë mes disa futbollistësh para zonës së Skënderbeut, pro ndalet në fund nga prapavija e bluve.

    37’ Rashica i afrohet një tjetër supergoli, këtë radhë me një gjuajtje me harkim që prek shtyllën dhe përfundon jashtë.

    33’ GOOOL SKËNDERBEU! Çuçka nis me shpejtësi një goditje dënimi duke pasuar për Rashicën i cili nga e djathta shënon golin e avantazhit.

    33’ Zenullari harkon rrezikshëm nga e majta, Lorran me kokë spastron zonën.

    30’ Dy skuadrat duken më të vëmendshme në këto minuta, duke shmangur hapësirat që mund të sjellin rreziqe para portës, pas një starti shumë të vrullshëm të ndeshjes.

    24’ Toli ndal një gjuajtje të Zenullarit duke shmangur një tjetër moment të rrezikshëm në portën dinamovite.

    21’ Pas një goditje këndi, Qefalija ul topin në qendër për Ditën i cili gjuan drejt portës por gjen përgjigjen e portierit e më pas mbrojtja largon rrezikun.

    19’ Zabërgja ka shpejt mundësinë e radhës për të shënuar, Alia i përgjigjet me një grushtim vendimtar goditjes së tij nga e djathta.

    16’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica jep një pasim diagonal për Çuçkën në të djathtën, me 21-vjeçarin i cili mposht Salin.

    14’ GOOOL DINAMO! Blutë gjejnë rrjetën me anë të Mandela i cili gjuan në mënyrë të shkëlqyer nga jashtë zonës duke tundur rrjetën.

    8’ Rashica nga majta hyn në zonë, pason në qendër ku Lorran largon sferën në momentet e fundit.

    1’ Nis dueli në Korçë.

    Të dy skuadrat rreshtohen për një minutë heshtje në kujtim të djaloshit Martin Cani i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë.

    FORMACIONET ZYRTARE

    SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Doka, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Frenklin, Bismark

    Trajner: Ivan Gvozdenoviç

    DINAMO: Sali; Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Vila, Maliqi, Qefalija, Dita, Meksi, Loran, Toli

    Trajner: Ilir Daja

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Java e Hapur në shkollën profesionale “Shërbime” Korçë – Informacion dhe aktivitete për nxënësit e klasave të nënta

    May 20, 2025

    Simpozium shkencor në Universitetin e Korçës në nderim të intelektualit Llazar Fundo

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025

    Gruri, kultura mbizotëruese në fushën e Maliqit – Bashkëpunim me QTTB Lushnjë për kultivarët me rendiment të lartë

    May 20, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, Ivi Kaso: Faleminderit për çdo zë që nuk heshti, rruga vazhdon

    May 21, 2025

    Zgjedhjet në Korçë, të rinjtë mposhtin “të vjetrit” e PD-së

    May 20, 2025

    Muzeu i Artit Mesjetar, ndalesë mbresëlënëse për turistët gjermanë në Korçë

    May 20, 2025
    Më të klikuarat

    Emrat / Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar

    May 15, 2025

    Ja deputetët fitues nga listat e hapura ne Qarkun Korce – ndërkohë që PS pret ende mandatin e 7-të nga diaspora

    May 14, 2025

    “Ajo e listës së mbyllur çirrej në fushatë për listën e hapur”/ Koçibelli, akuza për kandidatët e PD-së

    May 15, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.