Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 35 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një 34-vjeçar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.