Ditën e sotme 3 gra kanë hyrë në shtëpinë e fqinjës së tyre dhe e kanë ofenduar dhe dhunuar. Zonja në fjalë ka bërë denoncimin për t’u marrë masa ndaj dhunueseve. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Maliqit.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetase, dhunuan banesën e një shtetaseje tjetër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset S. D., 50 vjeçe, I. Zh., 25 vjeçe dhe S. Zh., 21 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë hyrë në banesën e një shtetaseje tjetër, pa pëlqimin e saj, duke e ofenduar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


