Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me dhunë në fshatin Selcë, Maliq. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit Sh. M., 42 vjeç, banues në Selcë.
Ky shtetas dyshohet se ka goditur me send të fortë një 65-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. M., 42 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë një 65-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


