Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e sotme dhe të nesërme do të ketë shkëputje të energjisë në Kolonjë. Për shkak të punimeve në Linjën 110kv Korçë-Ersekë-Përmet, gjatë intervalit kohor 08:00-16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona.
Më konkretisht, njoftimi i plotë;
Ditën e nesërme dhe pasnesër datë 17 dhe 18 korrik 2023. Gjithë rrethi i Kolonjës nuk do ketë energji nga ora 8:00 deri me 16:00 për shkak të punimeve në Linjën 110kv Korçë-Ersekë-Përmet nga Brigadat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.