Nxënësit e shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço” do të jenë pjesë e konkursit të parë ndërkombëtar të pianos për të rinj “J’adore Chopin”.
Ky konkurs organizohet për të përkujtuar 215 vjetorin e lindjes së kompozitorit dhe pianistit virtuoz Frederik Chopin dhe 30 vjetorit të themelimit të shoqatës “Frederik Chopin” të Shqipërisë. Pjesëmarrja në të tilla konkurse për drejtorin e shkollës Ilir Zguri është tepër e rëndësishme.
Ndërkohë Zguri, Drejtor i shkollës së mesme artistike “Tefta Tashko Koço”,bën me dije se janë duke përgatitur edhe një koncert.
Viti që lamë pas ka qenë tepër i suksesshëm për këtë shkollë, pasi nxënësit e saj janë vlerësuar me një sërë çmimesh në konkurse të ndryshme.