Që Partia Demokratike është në momentet e saj më të këqija kjo është lehtësisht e verifikueshme. Këtë mbrëmje ka qenë Kodhel Zere, drejtues i grupseksionit të Voskopojës i cili ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion, e çka është me e rëndësishmeja është largimi i anëtarëve të kësaj njësie administrative, të cilët gjithmonë e më pak u besojnë Berishës dhe Metës.
Çfarë do të ndodhë?
Këtë ende askush nuk e di por kjo është koha që plackitesit të ikin, si Berisha ashtu dhe Like Floriri
“Për të parë se ku gabuam dhe ku është mundësia për përmirësim, prej disa ditësh jam duke pritur organizimin e ndonjë mbledhje reflektimi pikërisht për të diskutuar dhe analizuar shkaqet e humbjes së opozitës në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Me keqardhje e them se kjo ka munguar!
Në këtë pikë, nisur nga vetja ime, kam reflektuar dhe kam vendosur të tërhiqem nga drejtimi i GS Voskopojë deri në momentin që do të zhvillohet një proces i ri për organizimin e partksë, i cili të jetë i ndërtuar mbi ideologji, vizion dhe meritokraci, vetëm atëherë unë do të mund të bëhem pjesë e garës,”- ka shkruar Kodhel Zere.