Një shpërthim bombole ka ndodhur në një banesë në fshatin Mborje të Korçës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka dëme të mëdha materiale ndërkohë që nuk dihet nqs ka të plagosur.
Policia në vendin e ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.