Familja Neziri nga fshati Panarit i Korçës e përbërë prej 10 anëtaresh tanimë ka një shtëpi banimi.
Një gjë e tillë është bërë e mundur falë ndërhyrjes së prefektit të qarkut të Korçës Nertil Jole dhe kontributit të disa prej fondacioneve të cilat operojnë në qarkun e Korçës por edhe ato të huaja.
“Ndihem i gëzuar që ja dolëm për të sistemuar ne një shtëpi banimi me kushte komode një familje e cila prej vitesh jetonte në kushte të vështira ekonomike” – shprehet prefekti i qarkut të Korçës.
Në fshatra të thellë malore dhe jo vetëm jetojnë shumë familje me të ardhura të pakta ekonomike, çka e bën jetën e tyre tejet të vështirë, shumë prej tyre jetojnë dhe në kushte të vështira banimi.