Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skandal brenda RTSH/ Gazetarja Blerta Tafani letër publike: Alfred Peza më kërkoi seks! Pastaj…

    Aktualitet September 6, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Alfred Peza njoftoi dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Televizionit Publik Shqiptar. Ikja e tij ishte kërkuar nga aktorë të ndryshëm publikë dhe politikë vazhdimisht, por Peza ishte zotuar se do të qëndronte në detyrë deri në ditën e fundit të mandatit.

    Gazetarja e RTSH, Blerta Tafani përmes një letre drejtuar bordit të RTSH dhe kryetarit të saj, Leka Bungo akuzoi ish-drejtorin e RTSH, Alfred Peza për dhunë psikologjike në punë dhe presione nga më të ndryshme. Në letrën drejtuar bordit drejtuas 3 dite me parë, gazetarja Tafani akuzon drejtëpërdrejt Pezën edhe për ngacmim seksual.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Siç shihet dhe në shkresë, Blerta Tafani thotë se më datë 28 Shtator të vitit të kaluar, pas orës 20.00 të mbrëmjes, në celularin e saj kanë mbërritur mesazhe të padenja dhe imponuese për takim jashtë pune, nga drejtori Alfred Peza.

    Ajo thotë thotë se ka refuzuar t’i përgjigjet këtyre mesazheve, por telefoni i saj është “bombarduar” nga disa telefonata të Pezës i cili i ka kërkuar gazetares të kryejnë raport seksual.

    Letra e plotë e gazetares Blerta Tafani dërguar Këshillit Drejtues të RTSH:

    Të nderuar anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH:

    Unë, Blerta Tafani (Hajdari), gazetare prej 25 vitesh, prej të cilave 10 vitet e fundit në RTSH, me mijëra edicione informative të drejtuara, po aq materiale televizive të përgatitura, redaktim lajmesh dhe edicionesh, përgatitje dhe drejtim të disa programeve, po ju drejtohem për një shqetësim, i cili e tejkalon personalen.

    Tashmë prej 11 muajsh, po përballem me një presion psikologjik të pashembullt. Më datën 28 shtator të vitit të kaluar, në mbrëmje pas orës 20.00, në telefonin tim erdhën mesazhe jo vetëm të padenja, por edhe imponuese për takim jashte institucionit nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH z. Alfred Peza, shoqëruar edhe me insistimin me anë të më shumë se dhjetë telefonatave të njëpasnjëshme, të cilave kam refuzuar tu përgjigjem.

    Pas kesaj, ka nisur ndaj meje një dhunë e pashembullt verbale dhe psikologjike, përfshirë ndëshkime, paralajmërime, largime nga puna të të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, ndërprerja e daljes time në edicionin qendror që e drejtoja prej 10 vitesh me argumentin se “nuk përqafoj projektin e drejtorit të përgjithshëm”, ndërprerja e spoteve të programit që transmetoja, presion ndaj njerëzve që punonin për atë program, paralajmërim për pushim nga puna (pa u dëgjuar unë aspak, në një komision të turpshëm) dhe shumë të tjera, që përbëjnë një “sagë” të vërtetë.

    Për të gjitha keto, e gjeta të arësyeshme për t’ju vënë në dijeni ju si Këshill Drejtues, me të drejtën e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, pronë me vetëm një PRONAR:

    PUBLIKUN, që të mund të ndalni këto veprime të Turpshme për një institucion publik, të ndalni dhunën verbale si pasojë e ngacmimeve seksuale të Drejtorit aktual të Përgjithshëm!

    Bashkëngjitur po ju dërgoj vetem një ekstrakt të mesazheve që disponoj, ndërkohë që të plota do ti paraqes në organet përkatëse të drejtësisë.

    Mbi dinjitetin dhe profesionalizmin, nuk mund të shkelë asnjë i zgjedhur nga JU, të mandatuar nga të zgjedhurit e qytetarëve.

    Duke ju uruar punë të mbarë,

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përndiqte një vajzë 29-vjeçare, procedohet penalisht 42-vjeçari në Korçë

    May 24, 2025

    Skandal në Pogradec: Dhunon gruan ndërsa ishte në arrest shtëpie, shpallet në kërkim 49-vjeçari

    May 24, 2025

    Humbet drejtimin e mjetit, shkak shpejtësia e lartë. Procedohet 37 vjeçari

    May 24, 2025

    I dehur në timon, përplaset me makinë tjetër, arrestohet 60-vjeçari në Buçimas

    May 24, 2025

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës – Thesar i çmuar në zemër të Ersekës

    May 24, 2025

    “Zgjidh Arsimin Profesional” – Shkolla Teknike në Korçë hap dyert për nxënësit e klasave të 9-ta

    May 23, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Muzeu Historik dhe Etnografik i Kolonjës – Thesar i çmuar në zemër të Ersekës

    May 24, 2025

    Rritet me 60% numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë gjatë prillit

    May 23, 2025

    Laver Bariu, klarinetisti që e shndërroi frymën në gjuhë të shpirtit shqiptar, tani i jetësuar në statujë

    May 23, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Ndërhyrje në kohë shpëton një 40-vjeçar pas tentativës për vetëvrasje

    May 21, 2025

    Futbolli korçar jep asist në politikë: Osmani dhe Gjançi kontribuojnë në fitoren e Spahos në Korçë

    May 19, 2025

    LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome

    May 22, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.