Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    SKANDAL në Qafë Botë, pala greke nuk lejon të kalojë shkrimtarin dhe themeluesin e Shoqatës Patriotike Çamëria, Arben Kondin

    Uncategorized September 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shkrimtari i njohur shqiptar dhe një prej themeluesve të Shoqatës Patriotike Çamëria, Arben Kondit, i është dashur të përballet me një situatë aspak normale dhe të paprecedentë në pikën kufitare doganore në Qafë Botë.

    Ky skandal është denoncuar publikisht nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” të cilët bëjnë me dije se këtë të diel, 1 shtator, në doganën greke në Qafë Botë i është refuzuar lëvizja e lirë shkrimtarit Kondi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas tyre pala greke nuk e ka lejuar shkrimtarin të kalojë me argumentin se nuk dispononte dokumentet e nevojshme lidhur me qëndrimin e tij.

    “Sot, datë 1 Shtator 2024 në doganën greke në Qafë Botë i është refuzuar lëvizja e lirë Z. Arben Kondi, shkrimtar i mirënjohur shqiptar dhe një prej themeluesve të Shoqatës Patriotike Çamëria dhe njëkohësisht një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fondacionit Çamëria “ Hasan Tahsini” me argumentin : “Nuk disponon dokumentet e nevojshme provuese lidhur qellimin e qendrimit të tij, nuk u tregua dokumenti________”

    Ashtu si mund të shihet edhe në dokumentin dorëzuar Arben Kondit nuk thuhet cili është dokumenti që dogana greke i ka kërkuar dhe Arbeni nuk ia dorëzuar doganës”, thuhet në reagimin e Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”. Teksa më tej bëhet me dije se Arben Kondi i është drejtuar palës shqiptare në doganën Qafë Botë, mirëpo dhe aty i është dashur të përballet me një indiferencë.

    Arben Kondi është një ndër personat të cilët prej vitesh tanimë është aktivizuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë. Sipas Fondacionit Çamëria kjo është dhe arsyeja që shkrimtari Kondi është privuar nga e drejta e lëvizjes së lirë.

    “Arben Kondi është një figurë e spikatur e Çamërisë, shkrimtar dhe publicist. Shkrimet e tij dhe qëndrimet e tij për Çamërinë kanë sjellë mesazhe drejtësie për respektimin të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë bazuar në çdo normë ndërkombëtare. Stenda e librave “Çamëria” e kudondodhur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi, si dhe aktivizimi i Arbenit për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë janë “faji” i vetëm i Arben Kondit që shqetësoi palën greke ne doganën Qafë Botë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Postimi i plotë:

    Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” shpreh shqetësimin e vet lidhur me keqtrajtimin e shqiptarëve të Çamërisë në doganat greke.

    Sot, datë 1 Shtator 2024 në doganën greke në Qafë Botë i është refuzuar lëvizja e lirë Z. Arben Kondi, shkrimtar i mirënjohur shqiptar dhe një prej themeluesve të Shoqatës Patriotike Çamëria dhe njëkohësisht një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fondacionit Çamëria “ Hasan Tahsini” me argumentin : “Nuk disponon dokumentet e nevojshme provuese lidhur qellimin e qendrimit të tij, nuk u tregua dokumenti________”

    Ashtu si mund të shihet edhe në dokumentin dorëzuar Arben Kondit nuk thuhet cili është dokumenti që dogana greke i ka kërkuar dhe Arbeni nuk ia dorëzuar doganës. Si një qytetar korrekt Arbeni i drejtohet palës shqiptare në doganën Qafë Botë ku edhe aty gjen indiferencën totale të punonjësve shqiptarë për t’u interesuar te pala greke lidhur me rastin në fjalë.

    Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” shpreh shqetësimin e vet dhe proteston ndaj Ministrisë së Jashtëme greke dhe Ministrisë së jashtëme shqiptare të cilët lejojnë akoma sjellje diskriminuese ndaj shtetasve shqiptar në doganat greke.

    Arben Kondi është një figurë e spikatur e Çamërisë, shkrimtar dhe publicist. Shkrimet e tij dhe qëndrimet e tij për Çamërinë kanë sjellë mesazhe drejtësie për respektimin të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë bazuar në çdo normë ndërkombëtare. Stenda e librave “Çamëria” e kudondodhur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi, si dhe aktivizimi i Arbenit për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë janë “faji” i vetëm i Arben Kondit që shqetësoi palën greke ne doganën Qafë Botë.

    Heshtja për Çamërinë ka pasoja, ndaj i bëjmë apel qeverisë shqiptare, parlamentit shqiptar: Mjaft heshtët për Çamërinë!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025

    Atmosfera e Festës së Birrës afron/ Ja si të rezervoni tavolinën tuaj

    August 6, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026

    Rrihet keq pronari i portalit “Pamflefi” në Tiranë

    October 3, 2023

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.