Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu bën ‘bingo’, Rashica drejt Ukrainës për shumën rekord në këtë merkato

    Korçë January 18, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu përgatit një lëvizje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për një tjetër shitje të madhe, që do të sjellë të ardhura të konsiderueshme në klubin korçar.

    Ermir Rashica është kthyer në xhevahirin e klubit bardhekuq në këtë hapësirë transferimesh. Edhe pse në Korçë po mundohen ta mbajnë të fshehtë, sulmuesi kosovar pritet që shumë shpejt të transferohet te Metalist Kharkiv.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Burime bëjnë me dije se pas ndeshjes që korçarët do të luajnë kundër Vllaznisë, e vlefshme për javën e 20-të të Superiores, Rashica menjëherë pas këtij takimi do të udhëtojë drejt Ukrainës. Bëhet fjalë për një ofertë të parefuzueshme nga korçarët, që kap një vlerë prej gati 800 mije eurosh, por me kushtin e finalizimit të transferimit në verën e 2025. Kjo është ajo që korçarët po presin për të shtuar financat, por edhe për të mos humbur cilësinë në këtë sezon në fazën sulmuese.

    Edhe pse gjithçka po punohet nga klubi bardhekuq në fshehtësi, gazeta ka mundur ta mësojë se Rashica prej datës 20 janar do të udhëtojë për të kryer testet dhe për të mbyllur marrëveshjen me Metalistin, aty ku së fundmi është transferuar edhe Kristian Mba i Partizanit.

    Në lojë për Rashicën është edhe klubi tjetër ukrainas LNZ Cherkasy. Në kushte të tilla korçarët presin të mbyllin një marrëveshje të rëndësishme për të rregulluar anën financiare të klubit, me qëllim për të pasur një siguri më shumë në sezonin e ri, kohë kur korçarët do të përgatiten për të synuar angazhimet europiane pas përfundimit të dënimit.

    NDESHJA – Përtej lëvizjeve në merkato, korçarët janë të përqendruar te ndeshja e radhës në kampionat. Kjo sfidë, përtej vështirësive, është e rëndësishme për bardhekuqtë, që kërkojnë pikët maksimale për tu shkëputur nga fundi i klasifikimit.

    Dilema e vetme për Gjokën duket se është gjendja e Randit, i cili për momentin pritet të përfundojë në tribunë për shkak të problemeve fizike. Vendin e tij në qendër të mbrojtjes do ta zërë Ramos me kapitenin Prençi dhe pjesa tjetër e ekipit do të jetë e njëjta me atë që ka zbritur në fushë ndaj Partizanit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Aktivisti Edison Lika: Protestat vazhdojnë, kërkohet ndryshim sistemi

    August 25, 2026

    Trashëgimia shkencore dhe shpikjet e Epokës së Artë Islame

    August 25, 2026

    Shoqata e Prokurorëve anëtarësohet me të drejta të plota në IAP

    August 25, 2026

    Vrasje në Malishevë: Humb jetën shtatzëna, kritike gjendja e burrit

    August 25, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    FIFA bllokon përkohësisht Skënderbeun, Tirana shlyen borxhet

    August 25, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026

    Mbledhja e PS në Pogradec: Emigranti udhëton nga Greqia për Ramën

    August 24, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.