Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu fiton dhe ringjallet mes kartonëve të kuq, VAR dhe penalltisë, Devolli debuton me humbje te Teuta

    Korçë January 25, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu ka mposhtur Teutën me rezultatin 2-1. Kjo ishte dhe fitorja e parë për Ernest Gjokën me bardhekuqtë në kampionat, teksa nga ana tjetër Devolli debutoi me humbje në stolin e durrsakëve.

    Një sfidë plot emocione u luajt në Korçë. Fillimisht ishte Teuta që gjeti avantazhin me Llocin. Ky i fundit shkaktoi më pas penallti, që u vendos pas rishikimit me VAR.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Bismark nuk gaboi nga pika e bardhë duke barazuar takimin. Pjesa e dytë pa korçarët të mbeteshin me 10 lojtarë, pas Bismark u largua me karton të kuq në minutën e 65-të. Dhe ky një episod që u pa me VAR.

    Një tjetër karton i kuq ishte rezervuar, ndërsa Karabeci mori të verdhin e dytë. Më pas për të bërë heroin te Skënderbeu mendoi Rashica.

    I ardhur nga stoli, sulmuesi që do largohet, shënoi golin e përmbysjes. Tashmë bardhekuqtë kanë 19 pikë në vendin e fundit. Në anën tjetër Teuta numëron 23 pikë dhe mban vendin e shtatë.

    REZULTATI PËRFUNDIMTAR

    SKËNDERBEU 2-1 TEUTA

    37′(p) Bismark, 79′ Rashica – 9′ Lloci

    NGJARJET KRYESORE

    90+9′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Skënderbeut.

    90+7′ Nikaj shfaqet rrezikshëm në zonë. Tafas pret pa problem goditjen e tij.

    90+5’ Alia i mohon golin Beshirajt, që i shkon pranë barazimit. Vendimtar portiere i Skënderbeut.

    90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

    85′ Teuta pranë golit me Llocin, por mbrojtja e Skënderbeut largon në këndore. Minuta emocionuese në Korçë.

    79’ GOOOL! Skënderbeu 2-1 Teuta/ Skënderbeu përmbys Teutën. Rashica i futur nga stoli, e dërgon rezultatin në 2 me 1.

    76′ Karabeci merr kartonin e dytë të verdhë te Teuta duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

    75’ Alia i mohon atë që do ishte supergol nga Torraj. Harkimi i Boçit po ashtu po i drejtohej rrjetës, ndërsa sërish portieri i Skënderbeut u tregua i vëmendshëm duke larguar.

    71′ Dhe pse me një lojtar më pak, Skënderbeu nuk tërhiqet por krijon aksione në mesfushën kundërshtare.

    69′ Nikaj merr vendin e Lukuinjas te Skënderbeu, ndërkohë te Teuta është Torraj që aktivizohet në vendin e Mingos.

    67′ Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë.

    63′-65′ Bismark largohet me karton të kuq nga Skënderbeu. VAR ndërhyn dhe Doda pasi risheh rastin, akordon karton të kuq. Në anë tjetër tregon kartonin e verdhë për Simeun.

    64′ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë.

    59’ Boçi merr vendin e Krujës, ndërsa Nasr të Peposhit te Teuta.

    57’ Ergys Peposhi godet nga jashtë zone, teksa topi përfundon mbi traun e portës së mbrojtur nga Alia. Pranë golit Teuta.

    53′ Rashica shpërdoron rastin e artë për përmbysjen. I vetëm përballë Tafas, nuk godet si duhet. Më pas dhe Bismar humbet një tjetër mundësi goli.

    52′ Skënderbeu nxiton për të nisur aksionet. Mbrojtja durrsake vendoset mirë duke mos lënë hapësira.

    46′ Rashica merr vendin e Jurit te Skënderbeu.

    45+4′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-1.

    45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

    39’ Alia ndal Peposhin nga Teuta, i cili provoi me goditje diagonale.

    38’ Ka tension mes lojtarëve pasi Bismark ka vendosur baraspeshën. Doda qetëson çdo gjë.

    33’-37’ GOOOL! Skënderbeu 1-1 Teuta/ Bismark shënon nga 11-metërshi për të barazuar. Pretendimet për penallti te korçarët nuk merren parasysh fillimisht nga Doda, që vazhdon lojën. Më pas kryesori shikon pamjet me VAR dhe ndryshon vendimin duke e quajtur faull nga Lloci.

    30′ Toma nuk shfrytëzon si duhet një top të pasuar nga Peposhi. Ramos tregohet i vëmendshëm dhe largon rrezikun.

    29′ Estrela nuk kroson si duhet nga goditja e dënimit. Topi niset nga Tafas në fundore.

    23′ Marcos Ramos merr vendin e Vangjelit, që nuk ia del të vazhdojë.

    18′ Zbritje e shpejtë e Skënderbeut. Balaj provon, ndërsa sfera përfundon jashtë.

    14′ Juri ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Karabecit.

    9′ GOOOL! Skënderbeu 0-1 Teuta/ Lloci nuk mund të gabojë me topin e mbetur në zonë, miqtë gjejnë avantazhin.

    8′ Goditja e parë nga këndi i takon Teutës. Bismark largon goditjen e krosuar në tjetër goditje këndi.

    7′ Tafas kontrollon pa problem një goditje qëndrore nga Rabiu.

    4′ Beshiraj afrohet me golin, teksa më pas është anësori që akordon pozicion jashtë loje.

    1’ Nis dueli në Korçë.

    FORMACIONET ZYRTARE

    SKËNDERBEU: Alia, Vaskuez, Prençi, Rabiu, Vangjeli, Merlim, Shaqe, Balaj, Estrela, Lukas, Bismark.

    Trajner: Ernest Gjoka

    TEUTA: Tafas, Jazxhi, Simeu, Kotobelli, Kruja, Karabeci, E. Peposhi, Lloci, Mingo, Toma, Beshiraj.

    Trajner: Bledar Devolli

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.