Skënderbeu 6 tetor
Pas fitores me Partizanin atmosfera në kampin bardhëkuq është mjaft pozitive dhe i gjithë përqëndrimi tashmë ka shkuar tek ndeshja e fundjavës përballë Laçit. Një ndeshje që shihet si tepër delikate edhe për shkak të formës së mirë që kurbinasit po kalojnë në këtë moment. Për trajnerin Ivan Gvozdenoviç, kjo ndeshje është e vështirë por jo e pakalueshme për Skënderbeun që shkon në këtë përballje për të mos dalë pa pikë.
Me rikthimin e Randit pas pezullimit trajneri është më i qetë përsa i përket treshes së mbrojtjes, por do të duhet të bëjë pa Shaqen që është i pezulluar.
Skënderbeu, pas shtatë javësh kampionat ndodhet në vendin e tretë në renditje me 12 pikë.