Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Skënderbeu mbush 620 vjet”, Ben Blushi: Sa më shumë lexoj, bindem se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij

    Histori May 6, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dje, Skënderbeu mbushi 620 vjet. Në këtë ditë të shënuar, nuk mund të mungonte një dedikim edhe nga shkrimtari Ben Blushi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij.

    Sipas Blushit, nëse Kastriotët do kishin arritur të krijonin një mbretëri të trashëgueshme, që vazhdonte në disa breza, historia e Shqipërisë do kishte qenë ndryshe

    Postimi i Blushit:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    NË DITLINDJEN E SKËNDERBEUT

    Sot Skëndërbeu mbush 620 vjet dhe sa më shumë lexoj aq më shumë bindem se Shqipëria është krijuar nga shpata e tij.

    Ai arriti shumë si luftëtar, si diplomat dhe si prijës megjithëse fati nuk e desh që ta kthente Shqipërinë në një Mbretëri sic e donte koha.

    I ngarkuar me luftëra, me konflikte, me pusira dhe rrethime Skënderbeu pati një jetë të shkurtër civile. Ai u martua vonë dhe lindi vetëm një djalë që ishte ende i mitur kur Skënderbeu vdiq në vitin 1468. Vëllezërit dhe nipërit e tij të shumtë, ose ishin vrarë ose ishin të pafuqishëm ose e kishin tradhëtuar në favor të turqve, sic ndodhte zakonisht në Mesjetë.

    Nëse Kastriotët do kishin arritur të krijonin një mbretëri të trashëgueshme, që vazhdonte në disa breza, historia e Shqipërisë do kishte qenë ndryshe. Pushtimi osman nuk do ishte aq i gjatë dhe rezistenca që u shua pas vdekjes së Skënderbeut, do kishte vazhduar përreth një prijësi të ri nga gjaku i tij mbretëror.

    Mitin e Skënderbeut turqit e zhdukën për 400 vjet. Varrin ia prishën, kockat ia tretën, për të as u shkrua dhe as nuk u fol më. Zhdukja e tij përfundimtare ishte fitorja më e madhe e turqve dhe sikur rilindasit të mos e kishin nxjerrë nga pluhuri sot do ishim një popull pa histori.

    Pa Skënderbeun librat tanë të historisë do ishin bosh, historia jonë do ishte një histori nënshtrimi.

    Në tekstet e shkollave heronjtë do ishin pushtuesit dhe jo kryengritësit, tradhtarët dhe jo rebelët, turqit dhe jo shqiptarët, Hamza Kastrioti dhe jo Gjergj Kastrioti.

    Prandaj sa herë shkoj në sheshin Skënderbej dhe fotografoj statujën e tij madhështore,mendoj se sa shumë i detyrohemi këtij njeriu mbi monumentin e të cilit jo vetëm ne por edhe zogjtë janë të lirë, sic ndodh në këtë foto që vendosa të postoj për ditlindjen e tij të 620.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Ben Blushi djathtas Histori Skënderbeu
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Bishnica e Pogradecit/Në pritje të rrugës për të zhvilluar turizmin

    September 13, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.